Prova Center | Rezidenciale
136
page,page-id-136,page-template,page-template-full_width,page-template-full_width-php,ajax_fade,page_not_loaded,,qode_grid_1300,footer_responsive_adv,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.12,vc_responsive
 

Rezidenciale

Shërbimet tona ofrojnë mundësi për komoditet të lartë në ambientin tuaj shtëpiak dhe në të njëjtën kohë ofrojmë kontroll të plotë të të gjitha pajisjeve të instaluara në shtëpin tuaj. Të gjitha këto të kontrolluara nga pajisjet e dorës sikur telefoni i mençur apo tablet. Pavarësisht ku do të jeni, ju do të keni qasje të plotë mbi shtëpinë tuaj 24/7 gjatë 7 ditëve të javës.

Sistemet tona jo vetëm që ofrojnë funksionalitet dhe komoditet të lartë ato edhe janë të dizajnuara për t’iu përshtatur ambientit tuaj shtepiak dhe në të njëjtën kohë të jenë diskrete.

Për të kompletuar edhe më shumë, ne ofrojmë garancion dhe mirëmbajtje të sistemeve tona në çdo kohë përmes ekspertëve tanë të çertifikuar nga prodhuesit me renome globale.

bose-audio-video

Audio & Video

Audio Video zgjidhjet më të përsosura dhe nga trended e fundit të zhvillimeve teknologjike. Prova Center ua sjellë ndjenjën e papërshkruar të Dolby Digital Sound Surround të ofruar nga prodhuesi lider botëror – “Bose”. Ejani në zyrat tona për të përjetuar ndjenjën e papërshkruar të sistemeve “Bose” të cilat ofrohen vetëm në Prova Center. Njëherit përveç Bose’se ne ofrojmë edhe produktet tjera të Audio-Video teknologjisë, sikur TOA, Optoma, Sennheiser të gjitha këto të ofruara nga Prova Center.

Smart home

Sistemet e automatizimit janë sisteme të dizajnuara gjithnjë duke patur parasysh nevojat tuaja,sisteme këto të cilat ndryshojnë jetën tuaj duke e bërë më të sigurtë, inteligjente, efiçiente dhe më komode.

Përmes sistemeve automatike (si dhe aplikacioneve), pa kabllo (Wi-Fi)  përmes platformës  Z-Wave dhe me kabllo (platforma KNX), mund të kontrolloni shtëpinë tuaj nga tableti apo telefoni. Sistemet tona ofrojnë mundësi të shkëlqyeshme për të kontrolluar shtëpinë tuaj nga çdo vend të botës dhe në çdo kohë. Kyçja automatike e pajisjeve, ndriçimit, nxemjes apo kontrollit të sigurisë dhe elementeve tjera të panumërta.

Sistemet tona e bëjmë të mundur.

prova-smarthome
control4-homecinema

Home cinema

Shiqoni filmat tuaj të preferuar me eksperiencën e pamenduar deri më sot të cilën ne e ofrojmë përmes sistemeve tona të Bose© Dolby Digital Sound Surround. Bose sistemet ofrojnë mundësinë e përzgjedhjës së sistemeve pa kabllo (Ëi-Fi) dhe me kabllo. Sistemet Bose jo vetëm që ofrojnë zërim fenomenal, njëherit përmes dizajnit të tyre zbukurojnë edhe ambientet tuaja përmes formave dhe madhësive të dizajnuara në minimalitet dhe deri në detajet më të vogla. Bose e bënë të mundur!

Njëherit ne në Prova Center për audio-video entuziastët ofrojmë edhe projektorët e Optoma©, për të plotësuar imagjinatën e secilit individ për të përjetuar botën e “Home Cinema” përmes një experience të papërshkruar. Ne, përmes Bose & Optoma ju sjellim botën e digjitalizuar të shekullit 21 edhe në shtëpitë tuaja.

Përjeto eksperiencën e zërimit magjik!

Siguria

Pavarësisht nëse keni harruar hekurin e ndezur, apo dikush provon të thyej shtëpinë tuaj, përmes Smart Home sistemit dhe kamerave të instaluara ju keni kontrollin mbi shtëpinë tuaj në çdo moment përmes telefonit apo tabletit tuaj. Sistemet e instaluara nga Prova Center ju sjellin teknologjinë e fundit aktuale e cila përmes senzorëve të lëvizjës përcjellë çdo lëvizje në kuadër të ambienteve të cilat monitorohen. Secila lëvizje inçizohet përmes kamerave të brendit global “Lilin” të cilat me rezolucionin e lartë të cilin e ofrojnë ju ofrojnë pamjën absolutisht të qartë për secilin objekt në lëvizje, ndërsa që përmes programimit të sekuencave mund të ndërlidhën skenarët e ndryshëm të alarmimit të cilat përfshijnë alarmimin përmes sistemeve audio-vizuele. Prova Center ju ofron të gjitha këto, në kualitetin më të lartë të mundshëm përmes pakove të ndryshme të dizajnuara enkas për ju dhe për çmimet më të mira në treg.

Ejani dhe binduni!

prova_center_security
unnamed

Sistemet e interfonisë dhe videofonisë

Ne ofrojmë gamë të gjerë të produkteve të interfonisë dhe videofonisë duke ofruar kombinime të ndryshme në aspektin e dizajnit, materialeve të përdorura dhe llojeve të kontrollit, sisteme këto të cilat shumë lehtë integrohen në sistemet aktuale si dhe ato të Smart Home. Teknologjia e përdorur në sistemet e ofruara nga Prova Center janë të prodhuesit të njohur botëror Elvox i cili ofron performancë të lartë të audio & video cilësisë së sistemeve të komunikimit për të gjitha llojet e ndërtesave apo objekteve – pavarësisht nëse është fjala për objekte të reja apo ato në rekonstruim (renovim). Sistemet Elvox karakterizohen me ndërthurrje të teknologjisë, cilësisë dhe dizajnit – të gjitha këto elemente të një objekti modern.

Prova Center, gjithashtu është përfaqësues i kompanisë gjermane “DoorBird” përmes të cilave ne ofrojmë zgjidhjet innovative të automatizimit në shtëpi përmes produkteve më të sofistikuara në treg aktualisht. Tani, përmes produkteve tona, ju mund të shihni mysafirët tuaj, të flisni me ta dhe të hapni derën përmes telefonit të mençur (“smartphone”) apo tabletit – pavarësisht ku jeni në atë moment (nga çdo cep i botës). “DoorBird” ngërthen teknologjinë innovative me dizajnet ekskluzive. Zgjidhje e mençur – Made in Germany.

Kamerat – CCTV

Prova Center është përfaqësues ekskluziv i kamerave të markës së mirënjohur Lilin, kamerat e së cilës janë plotësisht kompatibile me sistemet e automatizimit dhe njëherit ofrojnë instalim të thjeshtë dhe rezolucion mjaft të mirë.

Duke qenë se siguria është një nga brengat kryesore, sistemet e vëzhgimit dhe alarmimit ndërlidhën ngushtë me sistemet e automatizimit dhe njëherit ofrojnë mundësi në përmbushjen e kërkesave të klientëve tanë. Përmes sistemeve tona të automatizimit dhe aplikacioneve respektive, klientët tanë gjithmonë kanë mundësi që të vëzhgojnë dhe monitorojnë ambientet e tyre shtëpiake në çdo kohë dhe çdo vend në HD duke ua mundësuar lëvizjën e kamerave, zoom’in si dhe programimet e tjera të ndryshme.

Kamerat Lilin ofrojnë zgjidhje të përkyer për fushën rezidenciale si dhe atë komerciale, qofshin hotele, dyqane, institucione publike, kompani apo tjera.

lilin-serie-ivs
simon-urmet

Priza (Ndërprerësa)

Prova Center ka zgjeruar gamën e produkteve edhe me prizat (ndërprerësat) e kompanisë së njohur “Simon Urmet”. Tani klientët tanë mund të përzgjedhin priza kualitative, madje edhe me prekje dhe me dizajnet dhe ngjyrat në përputhje me trendet e fundit si dhe preferencave tuaja.

Përveç produkteve për përdorim të brendshëm, ne tani mund t’ju ofrojmë edhe produktet e zhvilluara dhe dizajnuara enkas për përdorim të jashtëm (outdoor).

Për më shumë informata, ju lutemi kontaktoni stafin e kualifikuar të Prova Center për të marrë ofertat.

PARTNERËT

Konsultimi me klient

Klienti i drejtohet Prova Center me kërkesën e tij. Kërkesat janë të ndryshme, nga ato për rritje të sigurisë, kursimit të energjisë, mbrojtjës nga vërshimi, automatizimi apo edhe multimedia e deri te shndërrimi i ambientit shtëpiak në Smart Home (Shtëpi e mençur).

Tek ne në Prova Center klienti dhe dëshirat, respektivisht kërkesat e tij trajtohen me kujdes dhe në veçanti. Ҫdo detaj trajtohet me kujdes. Njëherit, varësisht nga nevojat e klientit, ekspertët tanë i rekomandojnë klientit zgjidhjet e mundëshme të cilat do t’ia plotësonin në tërësi kërkesat e klientit. Të gjitha kërkesat e adresuara merren shënim dhe të njëjtat diskutohen me grupin e ekspertëve të Prova Center para se të zhvillohet koncepti për t’iu paraqitur klientit.

konsultimi_me_klientt
konsultimi

Zhvillimi i Projektit

Ekipi i kualifikuar i inxhinierëve të Prova Center analizon kërkesën e klientit dhe zhvillon konceptin, i cili i prezantohet klientit. Rekomandime shtesë sipas nevojës përfshihen në koncept.

Koncepti i ofron klientit zgjidhjen e ofruar për nevojat respektivisht kërkesat e paraqitura. Njëherit grupi i ekspertëve të Prova Center i ofron klientit edhe alternativa tjera. Finalizimi i konceptit rezulton me përgatitjen për zhvillimin e projektit.

Realizimi i projektit

Ekipi zhvillon projektin e detajuar ku përcaktohen objektivat të cilat do të arrihen dhe i prezantohet klientit. Pas aprovimit, nënshkruhet marrëveshja dhe fillon realizimi i projektit.

Projekti i zhvilluar përfshinë të gjitha detajet në lidhje me zgjidhjet e përcaktuara, koston e projektit si dhe afatet kohore për realizimin e projektit. Projekti i realizuar do t’ia mundësoj klientit në të ardhmën të aktualizoj sistemin e realizuar me elemente shtesë të cilat do t’ia mundësojnë shfrytëzimin e plotë të kapacitetit të sistemit të instaluar si dhe trendet e fundit të teknologjisë në fushën gjegjëse.

projektimi
konfigurimi

Mirëmbajtja

Ne ofrojmë garancion në sistemet dhe produktet e instaluara dhe për të gjithat ofrojmë mirëmbajtje teknike përmes stafit të kualifikuar të cilët janë të trajnuar nga prodhuesit, element ky i cili ju garanton klientëve tanë cilësi dhe përkujdesje në çdo kohë.

Përkujdesi ndaj klientëve është i shkruar me shkronja të veçanta në Prova Center andaj secilit klientë i ofrohet mirëmbajtja e rregullt për sistemet e instaluara dhe produktet respektivisht. Ekspertët tanë të çertifikuar nga prodhuesit e mirënjohur global garantojnë cilësinë në çdo kohë dhe për secilin produkt.