Prova Center | Blog
10
archive,category,category-blog,category-10,ajax_fade,page_not_loaded,,qode_grid_1300,footer_responsive_adv,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-7.9,vc_responsive
 

Blog

Të jesh larg nga shtëpia nuk do të thotë që nuk mund të qëndrosh i informuar rreth asaj se çfarë po ndodh në shtëpi, kur ju nuk gjendeni më aty. Falë teknologjisë inovative nga Control4, ju do ta kuptoni menjëherë nëse dikush i bie ziles, nëse dikush ecën nëpër oborrin e shtëpisë tuaj ose nëse fqinji nuk ka harruar t’i ujisë lulet në kopshtin tuaj. Gjithçka që ju duhet për të qenë të informuar është një aplikacion Control4 në smartphone-in dhe një pajisje monitorimi me internet në shtëpinë tuaj. Pajisja e monitorimit mund të jetë një intercom, siç është Control4 Intercom Anywhere, kamera vëzhguese, brava elektronike e dyerve ose kombinimi i këtyre trijave. Kur të lidhen me smartphone – in tuaj nëpërmjet internetit, këto pajisje mund të monitorohen dhe menaxhohen në mënyrë aktive, edhe nëse jeni në fushën e sportit të lagjes suaj apo qindra kilometra larg në një vendbanim tjetër. Ju mund të shihni dhe dëgjoni se çfarë po ndodh dhe madje të krijoni iluzionin se jeni në shtëpi, edhe kur nuk jeni.

Pajisja Intercom Anywhere, për shembull, ngjan me një stacion standard të intercom-it, por në vend që të bëjë zile në një pajisje të veçantë të instaluar brenda shtëpisë suaj, ajo ju informon në smart phone-in tuaj. Kur një vizitor e shtyp butonin në intercom-in e derës suaj, një aparat fotografik i integruar menjëherë iu dërgon pamje në telefon. Pas identifikimit të mysafirit, ju mund të flisni me të ose me anë të një lidhjeje të dyanshme në mes mikrofonit në telefonin tuaj dhe intercom-it të derës. Kur kombinohet me një sistem të automatizimit të shtëpisë Control4, ju mund të përdorni intercom-in për të krijuar një skenë në shtëpi, si ndezja e dritave të hyrjes. Mysafiri juaj nuk do të mendojë kurrë se jeni kilometra larg shtëpisë. Dhe në qoftë se dëshironi të lini vizitorin të hyjë brenda, ju mund ta njoftoni Intercom Anywhere që të hapë derën, dhe ta mbyllni atë përsëri, kur vizitori largohet,

Po aq vigjilente, janë edhe kamerat e vëzhgimit nga Control4. Pajisur me sensorë të integruar të lëvizjes, ato mund t’iu dërgojnë një alarm në smartphone, sa herë që zbulojnë se dikush ka hyrë në pronën tuaj. Nga aplikacioni Control4, ju mund të shikoni pamjet në kohë reale, duke verifikuar atë se çfarë ka shkaktuar lëvizjen e kamerës – një mace, kopshtari ose një vizitor i padëshiruar. Pra, ju mund të shikoni se çfarë ndodh, të shikoni inçizimin më vonë ose të ndërmerrni veprime, siç është të njoftoni sistemin Control 4 të automatizminit të shtëpisë suaj për të ndezur një dritë të jashtme ose për të aktivizuar një alarm.

Bravat elektronike të derës janë një mënyrë tjetër për të mbajtur nën kontroll shtëpinë tuaj, përderisa ju jeni larg. Në këtë rast, vizitori mund të ketë akses në shtëpinë tuaj, duke shtypur një kod të veçantë në tastierën e bravës së derës. Këto kode mund t’u jepen anëtarëve të familjes, miqve të besueshëm, kujdestares së foshnjës suaj, mjeshtrit të shtëpisë … apo kujtdo që dëshironi. Kur futet një kod, brava shton atë në regjistrin e kodeve në smartphone-in tuaj. Ju mund të shihni se kush ka hyrë në shtëpi dhe kur, apo kur u larguan dhe e mbyllën përsëri derën. Kyçja me sistemin Control4 mund të krijojë një skenë, si ndezja e dritave kur fëmijët shtypin kodin e tyre ose hapja e perdeve kur mirëmbajtësja e shtëpisë vjen për të bërë pastrimin.

Me pajisje të monitorimit të largët si këto, dhe të lidhura me një sistem të automatizimit të shtëpisë Control4, kurrë nuk do të pyesësh për mirëqenien e shtëpisë tënde përsëri. Ju do të jeni në gjendje të përcillni ardhjet dhe vizitat e mysafirëve, të shikoni vizualisht pjesët e rëndësishme të pronës suaj dhe të komunikoni me vizitorë nga kudo në botë. Gjithçka që duhet është pajisja e duhur dhe lidhja me internet dhe një aplikacion i smartphone-it, për të mbajtur lidhjen me shtëpinë tuaj, në çdo kohë./Control4/

Bëni shtëpinë tuaj më të sigurt, më të rehatshme dhe komplet smart.
Përshtatshmëria, siguria, komoditeti, efikasiteti energjetik dhe monitorimi i energjisë përmirësohen, kur ju kontrolloni lehtë dhe automatizoni shtëpinë tuaj, duke përdorur teknologji, aq sa ju dëshironi. Duke qenë e përballueshme dhe e shkallëzueshme, një shtëpi smart është e tëra nën menaxhimin tuaj. Përdorni komandën me zë nëpërmjet një shpërndarësi qendror ose një aplikacioni në pajisjen tuaj smart, për të kontrolluar pajisjet tjera smart. Lëshoni ngrohjen ose ftohjen para se të arrini në shtëpi, ngrohni paraprakisht furrën tuaj smart, ose programoni dritat tuaja për t’iu përshtatur stilit tuaj të jetesës. Teknologjinë e keni këtu, mjaft të lehtë dhe të përballueshme.

REHATIA

Me teknologjinë smart, që aktivizon kontrollimin e temperaturës, ju më nuk do të ktheheni  në shtëpi, duke gjetur ambientin tuaj tepër të nxehtë apo tepër të ftohtë.
Automatizimi smart i shtëpisë gjithashtu mund të përdoret për të transmetuar muzikë dhe video, në të gjithë shtëpinë. Edhe në mesnatë, sensorët automatikisht mund të ndezin dritat në një nivel të ulët dhe të sigurojnë shpenzim të sigurt dhe të efektshëm të energjisë.

EFIKASITETI I ENERGJISË

Ju nuk mund ta menaxhoni atë që nuk mund ta matni. Vendosni shtëpinë tuaj në funksion dhe mbani përdorimin e energjisë në kontroll, me alarme automatike.
Përdorni automatizimin e shtëpisë për të reduktuar kërkesat e ngrohjes dhe ftohjes me roleta që mbyllen automatikisht, kur temperatura arrin një pikë të caktuar. Sensorët dhe kohëmatësit mund të sigurojnë, që dritat të mos mbeten të ndezura pa dashje, ndërsa një komandë “all-off”  i ndalë të gjitha dritat, kur nuk na nevojiten.

PËRSHTATSHMËRIA

Sistemet smart të shtëpisë ju lejojnë të kryeni detyra të shumëfishta, me prekjen e një butoni ose me komanda të thjeshta zanore.
Gjërat e para-programuara e bëjnë jetën më të lehtë  – zgjohen të gjithë në mëngjes [ngriten roletat, lëshohe radiot], argëtohen  mysafirët [dritat e zbehura, lëshohet playlist], ose gjumë i rehatshëm [dritat ndalen, roletat mbyllen]. Gjërat e paracaktuara thjeshtojnë  përditshmërinë tuaj.

SIGURIA

Teknologjia smart për shtëpi ju lejon të çaseni në mënyrë elektronike në kamerat e sigurisë së shtëpisë suaj dhe mund t’iu lajmëoj, kur sensorët zbulojnë lëvizje të çuditshme.
Nëse jeni larg shtëpisë, roletat dhe dritat mund të programohen për të vepruar, ashtu sikur shtëpia të mos ishte e vetmuar.
Një zile smart me kamerë e derës mund të lidhet me pajisjen tuaj smart. Shih kush po troket ose përdorni interkomin për të folur pa e hapur derën fare, apo edhe duke mos qenë në shtëpi.

Gjithnjë e më shumë njerëz po përpiqen të jenë proaktivë për shëndetin e tyre dhe të ndërmarrin hapa për të siguruar mirëqenien e tyre, duke bërë gjëra të tilla, si: anëtarësimi në ndonjë palestër, blerja e produkteve të freskëta ose aktivitetet në natyrë. Dhe, po aq sa mediat fokusohen në teknologjinë që promovon një mënyrë jetese joaktive, automatizimi i shtëpive po dëshmon se ajo gjithashtu mundëson një shëndet më të mirë. Ndriçimi smart LED, në veçanti, mund të ketë një ndikim të madh në mirëqenien tuaj. Ja, se si:

Ne të gjithë kemi një kohë të caktuar gjatë ditës kur trupi ynë rregullon vet sistemin e brendshëm. Ky proces i përshtatur në orar të caktuar quhet ritmi juaj ciradik (i qarkullimit), dhe përfshin shumë më tepër sesa thjesht të të bie ndër mend të shkosh të flesh, çdo natë. Ritmi qarkullues është një proces biologjik, që nxitë trupat tanë që të përshtaten natyrshëm me një cikël 24 orësh. Kur ky orar çrregullohet, rrezikohet shëndeti ynë.

Një sistem smart ndriçimi si ai i ofruar me një sistem të plotë Smart Home mund të rregullojë automatikisht instalimin e dritës në shtëpinë tuaj për ta sinkronizuar atë me ritmin tuaj të qarkullimit. Për shembull, sistemi mund të zvogëloj gradualisht dritat kur dielli perëndon dhe trupi juaj tregon se është koha për të fjetur. Në anën tjetër, dritat gradualisht mund të ndezen në mëngjes, në mënyrë që të zgjoheni duke u ndjerë të freskët dhe të pushueshëm.

Studimet tregojnë se nuk është vetëm intensiteti i ndriçimit artificial të një shtëpie që mund të ndihmojë në ruajtjen e ritmit të shëndetshëm ciradik, por edhe ngjyra e dritës. Qëllimi është të krijoni një dritë blu të ndritshme gjatë ditës dhe dritën e kuqe të zbehur në mbrëmje. Poçet smart që ndryshojnë ngjyrat, instalohen ashtu si poçet e zakonshme. Ata mund të shfaqin një ylber të ngjyrave të ndryshme, të menaxhueshme nëpërmjet një aplikacioni në smartphone ose nëpërmjet një sistemi për automatizmin e shtëpisë.

Përveç që ju ndihmon të riktheni ritmin tuaj, ndriçimi me ngjyra është një faktor i vërtetuar për rritjen e disponimit. Dritat e zbehta, të buta dhe me ngjyra të lehta mund të zvogëlojnë ndjenjat e stresit dhe ankthit, ndërkohë që ndriçimi i freskët, i ndritshëm dhe i gjallë mund të përmirësojë produktivitetin.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet të përdorni ndriçim me ngjyrë në tërë shtëpinë tuaj. Dritat e reja LED, që mund të përshtaten si dëshirojmë, mund të ofrojnë të njëjtat dobi shëndetësore. Përmes një aplikacioni ose sistemi të automatizimit të shtëpisë, të dyja temperaturat dhe intensiteti i ngjyrës mund të përshtaten për të ngjasuar me ndriçimin në natyrë. Në mëngjes, dritat mund të përshtaten për të imituar lindjen e diellit, të kalojnë në një pasdite të ndritshme me diell, pastaj të përshtaten në fund të ditës për të ngjasuar perëndimin e diellit. Është sikur të sjellësh natyrën brenda, duke prodhuar një dritë, që jo vetëm duket më mirë, por edhe të bën të ndihesh më mirë.

Së fundi, mbrojtja e automatizuar nga dielli, sidomos mbrojtja nga ndriçimi, mund të jetë një nga mënyrat më të mira për të bërë një gjumë të mirë natën dhe për të rregulluar ritmin tuaj të qarkullimit. Mbrojtja e automatizuar mund të ndjekë një orar të caktuar për t’u aktivizuar në të njëjtën kohë, çdo ditë. Për shembull, mund të ndihmojë në bllokimin e dritës së diellit, në mënyrë që të shkoni në shtrat kur të dëshironi.

Kur bashkohen, mbrojtja nga drita dhe ndriçimi i automatizuar LED mund të krijojnë një mjedis shtëpie që është i rehatshëm, i përshtatshëm dhe i mirë për shëndetin tuaj. /Control4/