Prova Center | Komerciale
339
page,page-id-339,page-template,page-template-full_width,page-template-full_width-php,ajax_fade,page_not_loaded,,qode_grid_1300,footer_responsive_adv,qode-content-sidebar-responsive,qode-theme-ver-10.0,wpb-js-composer js-comp-ver-4.12,vc_responsive
 

Komerciale

Prova Center tanimë ka realizuar projekte të suksesshme për kompanitë e njohura në Kosovë dhe rajon duke instaluar me sukses sisteme të zërimit, ndriçimit, videoprojektimit, sigurisë si dhe automatizimit të elementeve të ndryshme në kuadër të objekteve komerciale.

Sistemet respektivisht zgjidhjet tona të cilat ne ua ofrojmë klientëve tanë, përveç se i përmbushin dëshirat dhe nevojat e tyre ato edhe kontribuojnë në reduktimin e shpenzimeve shtesë të cilat paraqiten në mungesë të sistemeve të cilat ne i ofrojmë, njëherit edhe risin renomenë e tyre në treg duke shkuar një hap para konkurrencës.

BUILDING MANAGEMENT SYSTEM (BMS)

Building Management System (BMS) apo Sistemi i Menaxhimit të Objektit është system kompjuterik i instaluar në ndërtesa për të kontrolluar dhe monitoruar pajisjet mekanike dhe elektrike të ndërtesës, sikur që janë: ndriçimi, ventilimi, sistemet e energjisë, të sigurisë, kundër zjarrit. Prova Center rekomandon dhe implementon instalimin e sistemeve të tilla në objektet publike dhe komerciale me qëllim të rritjës së efiqiencës, sigurisë dhe komoditetit të të gjithëve.

bms
publicadresss

ADRESIM PUBLIK & SISTEME ZERIMI PER EVAKUIM

Sistemet e Adresimit Publik dhe Zërimit tanimë të instaluara me sukses në objekte të ndryshmë publike dhe komerciale nga ana e stafit tonë të kualifikuar kanë lehtësuar në masë të madhe komunikimin dhe shkëmbimin e informatave të ndërsjella. Sistemet tona janë të teknologjisë së fundit duke përfshirë përforcuesit, mikrofonët dhe altoparlantët me qëllim të një kualiteti të lartë të zërimit për ambientet publike modern, njëherit duke kontribuar edhe në rritjen e efiqiencës së punës në masë të madhe në të njëjtat institucione, organizata dhe kompani.

Sisteme Komunikimi për “Call Center”

Prova Center është përfaqësuese e autorizuar e prodhuesit lider botëror në prodhimin e sistemeve të komunikimit – Jabra Professional Headsets. Kualiteti të cilin e ofrojmë ne në Prova Center përmes partnerit tonë “Jabra” Sistem Communictions ka bërë që numri i madhë i qendrave “Call Center” të besojnë në kualitetin të cilin ne ua ofrojmë dhe t’ia besojnë Prova Center me furnizimin e pajisjeve të komunikimit me “Jabra”. Përmes blerjës së pajisjeve të cilat i ofrojmë ne ju siguroni kualitet dhe jetëgjatësi të produkteve tuaja, duke theksuar edhe garancionin të cilin e ofrojmë ne përmes prodhuesit tanë.

Ne ofrojmë vetëm më të mirën!

call-center
publicadress

Sisteme të konferencave dhe Multimedia

Prova Center si kompani lidere në dizajnimin, inxhinieringun dhe integrimin e audio-video sistemeve me sukses ka arritur të ofroj ekspertizën dhe shërbimet për numër të madhë të kompanive në Kosovë dhe rajon. Duke filluar nga analiza e nevojave dhe dizajnimin e hapësirave deri në integrimin e plotë të sistemeve sipas nevojave tuaja, duke ofruar produkte dhe shërbimet më të larta si dhe mirëmbajtje dhe përkujdesje të rregullt. Referencat tona pozitive dëshmojnë për kualitetin e produkteve dhe shërbimeve tona.

Pajisje për Hotele

Pothuajse të gjitha industritë janë duke kaluar në fazë transformimi të ndikuar nga industria e teknologjisë, gjithnjë me qëllimin e arritjes së maksimumit të kënaqësisë për klientët e tyre. Prova Center përmes produkteve dhe shërbimeve të saj ofron mundësinë që edhe industria hoteliere e Kosovës të mbaj hapin me trendet botërore dhe hotelet më me renome në botë. Shembull i tillë janë sistemet e ofruara për Emerald Hotel, Swiss Diamond Hotel, Hotel International Prishtina, etj. në Prishtinë (vetëm një shembull nga disa të tillë në Kosovë), ku stafi jonë i kualifikuar ka instaluar sistemet e zërimit nga prodhuesi lider me renome botërore “Bose”, sistemet e adresimit publik dhe evakuimit, konferencat dhe projektorët dhe perdet (“screen’at”) të cilat mundësojnë takime zyrtare të nivelit të lartë për organizata ndërkombëtare, institucione, kompani vendore dhe të huaja, duke bërë diferencimin në shërbimet e ofruara për klientët e hotelit.

hotel_access
lilin-serie-ivs

Kamerat – CCTV

Prova Center është përfaqësues ekskluziv i kamerave të markës së mirënjohur Lilin, kamerat e së cilës janë plotësisht kompatibile me sistemet e automatizimit dhe njëherit ofrojnë instalim të thjeshtë dhe rezolucion mjaft të mirë.

Duke qenë se siguria është një nga brengat kryesore, sistemet e vëzhgimit dhe alarmimit ndërlidhën ngushtë me sistemet e automatizimit dhe njëherit ofrojnë mundësi në përmbushjen e kërkesave të klientëve tanë. Përmes sistemeve tona të automatizimit dhe aplikacioneve respektive, klientët tanë gjithmonë kanë mundësi që të vëzhgojnë dhe monitorojnë ambientet e tyre shtëpiake në çdo kohë dhe çdo vend në HD duke ua mundësuar lëvizjën e kamerave, zoom’in si dhe programimet e tjera të ndryshme.

Kamerat Lilin ofrojnë zgjidhje të përkyer për fushën rezidenciale si dhe atë komerciale, qofshin hotele, dyqane, institucione publike, kompani apo tjera.

Alarmet kundër zjarrit

Për të ofruar më të mirën për klientët, Prova Center ofron edhe pajisjet për alarme kundër zjarrit nga prodhuesi i njohur “Elkron”. Tani, ne ofrojmë zgjidhje për kërkesat e ndryshme në fushën e sigurisë dhe mbrojtjës duke filluar nga sistemet konvencionale dhe ato digjitale për aplikime në industritë e ndryshme si dhe ato rezidenciale.

“Elkron” ofron teknologjinë më të lartë aktuale si dhe të çertifikuar sipas standardeve të fundit europiane. Të gjitha sistemet e ofruara janë fleksibile, modulare dhe me mundësi të ndryshimit për t’iu përshtatur dizajneve të ndryshme të instalimit. Sistemet tona janë lehtë të programueshme dhe për t’u monitoruar përmes softuerit përkatës.

alarmetkunderzjarrit
accesscontrol

Kontrolli i qasjes (Access Control)

Me qëllim të përmbushjës së kërkesave për pajisjet e kontrollit të qasjes (Access Control) nga klientët tanë, Prova Center ka arritur marrëveshje me prodhuesin e njohur botëror “FDI Matelec” për prodhimin e pajisjeve të kontrollit të qasjes.

Tani ne jemi në gjendje t’iu ofrojmë klientëve tanë zgjidhje të ndryshme të kontrollit të qasjes sikur ato rezidenciale, kolektive apo terciare. Ofrojmë gamë të produkteve të cilat mund të përshtatën për projekte të ndryshme, sikur zgjidhjet për sisteme për 1 objekt apo për sisteme me më shumë objekte të ndërlidhura në rrjetë.

Për informata më të detajuara, ju lutemi, na kontaktoni dhe stafi jonë i kualifikuar do t’ju asistoj në përzgjedhjen e sistemit ideal për projektin tuaj.

PARTNERËT

Konsultimi me klient

Klienti i drejtohet Prova Center me kërkesën e tij. Kërkesat janë të ndryshme, nga ato për rritje të sigurisë, kursimit të energjisë, mbrojtjës nga vërshimi, automatizimi apo edhe multimedia e deri te shndërrimi i ambientit komercial në ambient të automatizuar përmes sistemeve të KNX dhe BMS (Building Management System).

Duke njohur nevojat e klientëve, ekspertët e Prova Center me kujdes identifikojnë nevojat e klientit. Në vijim të nevojave të klientit, ekspertët tanë i rekomandojnë klientit zgjidhjet e mundëshme të cilat do t’ia plotësonin në tërësi kërkesat e klientit. Të gjitha kërkesat e adresuara merren shënim dhe të njëjtat diskutohen me grupin e ekspertëve të Prova Center para se të zhvillohet koncepti për t’iu paraqitur klientit.

konsultimi_me_klientt
konsultimi

Zhvillimi i Projektit

Ekipi i kualifikuar i inxhinierëve të Prova Center analizon kërkesën e klientit dhe zhvillon konceptin, i cili i prezantohet klientit. Rekomandime shtesë sipas nevojës përfshihen në koncept.

Koncepti i ofron klientit zgjidhjen e ofruar për nevojat respektivisht kërkesat e paraqitura. Njëherit grupi i ekspertëve të Prova Center i ofron klientit edhe alternativa tjera. Finalizimi i konceptit rezulton me përgatitjen për zhvillimin e projektit.

Realizimi i projektit

Ekipi zhvillon projektin e detajuar ku përcaktohen objektivat të cilat do të arrihen dhe i prezantohet klientit. Pas aprovimit, nënshkruhet marrëveshja dhe fillon realizimi i projektit.

Projekti i zhvilluar përfshinë të gjitha detajet në lidhje me zgjidhjet e përcaktuara, koston e projektit si dhe afatet kohore për realizimin e projektit. Projekti i realizuar do t’ia mundësoj klientit në të ardhmën të aktualizoj sistemin e realizuar me elemente shtesë të cilat do t’ia mundësojnë shfrytëzimin e plotë të kapacitetit të sistemit të instaluar si dhe trendet e fundit të teknologjisë në fushën gjegjëse.

projektimi
konfigurimi

Mirëmbajtja

Ne ofrojmë garancion në sistemet dhe produktet e instaluara dhe për të gjithat ofrojmë mirëmbajtje teknike përmes stafit të kualifikuar të cilët janë të trajnuar nga prodhuesit, element ky i cili ju garanton klientëve tanë cilësi dhe përkujdesje në çdo kohë.

Përkujdesi ndaj klientëve është i shkruar me shkronja të veçanta në Prova Center andaj secilit klientë i ofrohet mirëmbajtja e rregullt për sistemet e instaluara dhe produktet respektivisht. Ekspertët tanë të çertifikuar nga prodhuesit e mirënjohur global garantojnë cilësinë në çdo kohë dhe për secilin produkt.